Bashkë me prof. Arben Gjatën, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, dekanët e Fakulteteve të Mjekësisë, Skencave Teknike Mjekësore, Stomatologjisë dhe anëtarët e Senatit Akademik, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për rritjen e kuotave për studentët e Mjekësisë dhe zgjerimin e kapaciteteve për praktikat klinike e profesionale në disa spitale të vendit.
Nga viti i ardhshëm, do të jenë +150 kuota pranimi mbi ato aktualet për studentët e Mjekësisë, për të siguruar që në një plan disa vjeçar, të kemi më shumë mjekë të përgjithshëm për të përmbushur nevojat e sistemit shëndetësor publik dhe jopublik.
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on email
Email
Share on whatsapp
WhatsApp