Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, kryen inspektime të rregullta në sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm, me qëllim garantimin e ujit higjienikisht të pastër dhe të sigurt.

 

Inspektimet planifikohen mbi bazën e vlerësimit të riskut, rezultateve të monitorimit nga strukturat e shëndetit publik dhe sinjalizimeve nga burime të ndryshme. Ato zhvillohen para dhe gjatë sezonit turistik, si dhe gjatë muajit tetor.

 

Gjatë inspektimeve inspektohen:

 

1.      Ujësjellësat e centralizuar
• Kaptazhet
• Stacionet e trajtimit
• Stacionet e pompimit
• Linjat e jashtme
• Depot e ujit
• Rrjeti shpërndarës
• Sistemet e komandimit
• Laboratorët
• Rezervuarët

 

2.      Sistemet lokale
• Puset individuale
• Puset kolektive

 

Inspektimi në terren i subjekteve përfshin verifikimin e kushteve higjieno-sanitare si dhe të:

 

•         Dokumentacionit higjieno-sanitar të subjektit dhe të punonjësve;

•         Respektimit të zonave të mbrojtjes sanitare, si dhe të kushteve higjieno-sanitare përreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore që përdoren për prodhimin e ujit të pijshëm;

•         Respektimit të kushteve higjieno-sanitare në të gjitha objektet që janë pjesë e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm (kaptazhe, depo uji, stacione pompimi, vaska klorinimi etj.);

•         Mënyrës së klorinimit (automatike ose manuale);

•         Ruajtjes me personel 24 orë në ditë dhe me masa sigurie në zonat e mbrojtjes së rreptë dhe në depot e ujit;

•         Ruajtjes në kushte të përshtatshme të lëndëve dezinfektuese që përdoren për trajtimin e ujit të pijshëm;

•         Kushteve higjieno-sanitare të autoboteve të ujit;

Kushteve higjieno-sanitare në linjat e ambalazhimit të ujit të pijshëm