VEND VAKANT
12.12.2022
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Vlore
POZICIONI – Përgjegjës Sektori, Inspektimi Sanitar
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:
- të ketë shtetësinë shqiptare;
- të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
- të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
- të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
- të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;
- të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Curriculum Vitae
- Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
- Diplomë e Masterit
- Librezë Pune
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Dëshmi Penaliteti;
- Raport mjeko-ligjor
- Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
- Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
- Certifikatë familjare
Kandidatët duhet të dorëzojnë brenda datës 23.12.2022 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
- Arsimi: i larte.
- Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
- Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
- Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
- Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Përshkrimi i punës:
Detyrat dhe përgjegjësitë e Përgjegjësit të Sektorit të I nspektimit Sanitar
- Zbaton tematikat e programimeve vjetore inspektuese dhe objektet inspektuese të programimiit mujor inspektues.
- Përgatit programimin mujor të inspektimit mbi bazë subjektesh dhe ia paraqet Kryeinspektorit Rajonal.
- Organizon programimin javor të inspektimit sipas programimimit mujor dhe ja paraqet Kryeinspektorit Rajonal për miratimi.
- Organizon ndarjen e inspektorëve në terren sipas programimit javor inspektues.
- Harton raportin ditor, javor dhe mujor të realizimit të programimit të inspektimit.
- Propozon ndryshimin e grupeve inspektuese.
- Bëhet pjesë e grupeve inspektuese si inspektorë.
- Është përgjegjës për bazën material inspektuese (praktikat inspektuese,kartat e inspektorëve).
- Mban evidenca të plota dhe te sakta dhe raporton me shkrim pranë Kryeinspektorit në mënyrë periodike, si dhe bashkëpunon me sektorët e tjerë për masat administrative të vendosura dhe ndjek zbatimin e tyre;
- Përgatit listëprezencën për punonjësit cdo muaj dhe parashikon lejet vjetore të specialistëve. Parashikimi i lejeve nuk do të thote miratimi i tyre;
- Në rastet kur të dy sektorët inspektues parashikojnë në strukturë përgjegjës sektori, përgjegjësit bashkëpunojnë midis tyre për realizimin e programimit të inspektimit dhe të detyrave te sipërpërmedura.
- Përgjigjet para përgjegjësit të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara.
- Mban përgjegjësi për bazën materiale të praktikave inspektuese.
Fusha e njohurive për vlerësim:
- Ligji për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.
Pyetja 1 : Cili është Ligji për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë?
Pyetja 2: Cfarë është Inspektimi?
Pyetja 3: Cilat janë praktikat inspektuese?
Pyetja 4: Si fillon një inspektim?
Pyetja 5: Cfarë përmban Autorizimi i Inspektimit?