13.01.2023
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega rajonale Vlorë
POZICIONI – Specialist i Burimeve Njerëzore Arkiv/Protokoll
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:
- të ketë shtetësinë shqiptare;
- të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
- të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
- të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
- të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
- të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë brenda datës 26.01.2023 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:
Curriculum Vitae
- Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
- Diplomë e Masterit
- Librezë Pune
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Dëshmi Penaliteti;
- Raport mjeko-ligjor
- Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
- Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
- Certifikatë familjare
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
Arsimi: i larte.
- Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
- Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
- Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
- Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Përshkrimi i punës:
Specialist Burime Njerezore
Detyrat dhe përgjegjësitë.
- Përgjigjet përpara Kryeinspektorit për mbulimin e nevojave të ISHSH-së, në nivel qendror dhe degëve rajonale, me personel të kualifikuar sipas kërkesave të përgjithshme dhe specifike të vendeve të punës.
- Zbaton strukturen e miratuar te ISHSH, si dhe mbështet zbatimin e të gjitha procedurave dhe kërkesave te ligjit nr. 152/2013 “Per nepunesin civil” ose të Kodit të Punës.
- Administron dosjet e personelit dhe siguron që të kenë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas legjislacionit dhe të përditësohen në vazhdimësi.
- Ndjek dhe koordinon procesin të përshkrimeve dhe vleresimeve të punës si dhe menaxhon kerkesat e nëpunësve për trajnime dhe kualifikime në vazhdim.
- Verifikon problematikat e ndryshme që kanë të bëjnë me burimet njerëzore dhe i raporton tek titullari.
- Garanton identifikimin e nevojave për personel dhe kryerjen e rekrutimit sipas legjislacionit ne fuqi.
- Plotëson database-n që lidhet me të dhënat për burimet njerëzore, i përpunon dhe i interpreton ato. Kryen analiza për probleme të ndryshme që lidhen me burimet njerëzore.
- Siguron zbatimin e rregullave të etikës në institucionin e ISHSH.
- Kryen detyra të ndryshme të ngarkuara nga eprori.
Fusha e njohurive
Rëndësia dhe roli i Burimeve Njerëzore në funksionimin e Institucionit
- Ligji mbi rregullat bazë per organizimin e shërbimit arkivor me nr. 9154 prot,
datë 06.1102003
Pyetja 1 : Cfarë kuptojmë me termin “Burime Njerëzore”?
Pyetja 2: Cila është roli i Burimeve Njerëzore në funksionimin sa më mirë të institucionit?
Pyetja 3: Në sa kopje bëhen formatet e shkresave të cilat kërkohen?
Pyetja 4: Cila është rëndësia e etikës dhe sjelljes korrekte në institucion?
Pyetja 4: Cfarë është dhe si funksionon rrjeti arkivor?