Vend pune – 28.08.2023

 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Durrës

 

POZICIONI – Jurist

 


Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

a)      të ketë shtetësinë shqiptare;

b)      të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c)      të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;

d)      të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;

e)      të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;

f)       të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  brenda datës 12.09.2023 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:

 

1.      Curriculum Vitae

2.      Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.

3.      Diplomë e  Masterit

4.      Librezë Pune

5.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6.      Dëshmi Penaliteti;

7.      Raport mjeko-ligjor

8.      Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje

9.      Vlerësime periodike të punës së nëpunësit

10.  Certifikatë familjare

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

a)      Arsimi: i larte.

b)      Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

c)      Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.

d)      Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE

e)      Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

Në mbështetje të :

       ·     Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011

·   Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë  02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar

·      Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,

·     Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·   Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·      Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·      Kontratës individuale të punës

 

 

Përshkrimi i punës:


       
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit Juridik

 

Sektori Juridik ka këto detyra dhe përgjegjësi:


1.             Ndjek zbatimin e procedurave të ankimit gjyqësor në të gjitha shkallët e ankimit, ku palë është Dega Rajonale ISHSH;

2.             Koordinon punën me Sektorin juridik pranë ISHSH-së për përgatitjen dhe përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e shëndetit publik dhe atë të inspektimit;

3.             Jep ndihmesën e nevojshme juridike në zbërthimin e akteve ligjore e nënligjore në fuqi, në bashkëpunim me sektorët e tjerë;

4.             Përgjigjet dhe sqaron nga ana ligjore kërkesat e Institucioneve të ndryshme shëndetësore, si dhe të qytetarëve, duke iu dhënë zgjidhje rasteve e problemeve që dalin gjatë praktikës, të cilat lidhen me zbatimin e legjislacionit shëndetësor;

5.             Ndjek dhe përfaqëson Degën Rajonale në çështje të ndryshme gjyqësore e mosmarrëveshje administrative dhe informon Kryeinspektorin për ecurinë e tyre;

6.             Përgatit dosjetNgjyqësore me të gjitha aktet administrative;

7.             Përgatit dhe ndjek dosjet për urdhrat e ekzekutimit të masave administrative;

8.             Ndjek zbatimin e afateve proceduriale;

9.             Ndjek zbatimin e procedurave të ankimeve administrative, pranë Komisionit të ankimit në ISHSH-së, si dhe dokumentacionit përkatës;