Vend Pune: 20.09.2023
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Durrës
POZICIONI – Specialist Finance
Kërkesat
e përgjithshme të pozicionit të punës:
a) të ketë shtetësinë shqiptare;
b) të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
d) të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
e) të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
f) të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Curriculum Vitae
2. Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
3. Diplomë e Masterit
4. Librezë Pune
5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
6. Dëshmi Penaliteti;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
9. Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
10. Certifikatë familjare
Kandidatët duhet të dorëzojnë brenda datës 02.10.2023 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
a) Arsimi: i larte.
b) Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
c) Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
d) Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
e) Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Përshkrimi i punës:
Specialist Finance dhe Buxheti
Detyrat dhe përgjegjësitë.
1. Përgjegjës/e përpara strukturave eprore për të gjitha çështjet e buxhetit. Llogarit pagat, sigurimet shoqerore, tatimet, shpërblimet, dietat.
2. Përgjegjës për zbatimin me korrektësi të ligjshmërisë financiare për përdorimin e burimeve humane si dhe ato monetare.
3. Kontrollon mbështetjen ligjore, saktësinë e llogaritjeve dhe zbatimin e kritereve në fushën pagave e të shpërblimit.
4. Kontrollon dhe ndihmon degët rajonale
5. Merr pjesë në proçedurat e prokurimit dhe ato të kontraktimit
6. Bën analiza 12-mujore për buxhetin që shërbejnë për hartimin projekt buxhetit të ardhshëm
7. Bën planifikimin e shpenzimeve të institucionit dhe monitoron zbatimin dhe përdorimin.
8. Raporton çdo muaj informacione për zbatimin e buxhetit, shoqëruar me evidencat përkatëse, pranë Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.
Në mbështetje të :
· Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.
· Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë 02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar
· Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,
· Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Kontratës individuale të punës