Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në të gjithë vendin janë duke kryer inspektime në subjektet e sezonit turistik. 

Pjesë e inspektimeve për garantimin e një turizmi të sigurtë dhe të shëndetshëm në të gjithë vendin janë edhe pishinat ku vëmendje e veçantë i është kushtuar:

·     Rregullores së brendshme për pishinën (në shqip dhe anglisht)

·     Dokumentacionit nga Federata Kombëtare e Notit dhe nga Shërbimi i Urgjencës në QSUT apo Kryqi i Kuq për kujdestarin e pishinës.

·     Dokumentacioni i vlerësimit të riskut nga përgjegjësi i pishinës

·     Rregjistri i kontrollit të ujit të basenit ( pishina)

·     Rregjistrin e kërkesave teknike dhe funksionale me të dhënat për përmasat dhe vëllimin e cdo baseni, numrin dhe llojin e filtrave, prurjen e pompave, sistemin e mirëmbajtjes etj.

·      Dokumentacionin në lidhje me normativat për parandalimin e aksidenteve ( pishina).

 

Listë verifikimi për pishinat është në:  https://ins-shendetesor.gov.al/liste-verifikimi-per-inspektim/