Vend Pune – 06.12.2024

 

 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Kukës

 

 

 

POZICIONI – Jurist

 


Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

a)      të ketë shtetësinë shqiptare;

b)      të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c)      të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;

d)      të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;

e)      të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;

f)       të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  brenda datës 13.12.2024 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:

 

1.      Curriculum Vitae

2.      Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.

3.      Diplomë e  Masterit

4.      Librezë Pune

5.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6.      Dëshmi Penaliteti;

7.      Raport mjeko-ligjor

8.      Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje

9.      Vlerësime periodike të punës së nëpunësit

10.  Certifikatë familjare

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

a)      Arsimi: i lartë i kërkuar për këtë pozicion është “Master Shkencor/Profesional” në Shkenca Juridike dhe “Diplomë Bachelor” në të njëjtën fushë.

b)      Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

c)      Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.

d)      Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE

e)      Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

Përshkrimi i punës:

 

 

 

        Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit Juridik

 

Sektori Juridik ka këto detyra dhe përgjegjësi:

 

·         Përfaqëson institucionin në proceset gjyqësore në të cilat ISHSH është palë apo inicion vetë një proces gjyqësor.

·         Asiston qytetaret për problemet që evidentohen gjatë veprimtarisë së ISHSH dhe institucioneve në varësi të tij.

·         Raporton dhe mban të informuar Pergjegjësin e Sektorit mbi ecurinë e detyrave të deleguara me qëllim përmbushjen e tyre brenda afateve ligjore.

·         Përditëson kuadrin ligjor me aktet normative me të fundit që i përkasin fushës së përgjegjësisë së institucionit dhe shpërndan këtë informacion brenda institucionit për zbatim. Përditëson kuadrin ligjor brenda fushës së tyre të përgjegjësisë.

·         Jep mbështetje ligjore për Sektorët e tjerë të ISHSH rajonal.

·         Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e prokurimeve publike për plotësimin e nevojave me mallra, shërbime e punë të ISHSH në nivel rajonal në zbatim të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurim publik” të ndryshuar dhe të VKM-ve të nxjerra në zbatim të këtij ligji.

·         Përgatit dosjet gjyqësore me të gjitha aktet administrative;

·         Kërkon nga organet shtetërore ose personat juridike informacione, njoftime dhe dokumente me autorizim të Kryeinspektorit Rajonal.

 

 

 

Në mbështetje të :

 

          ·         Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.

·         Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë  02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar

·         Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,

·         Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Kontratës individuale të punës.