Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH po kryejnë inspektime higjieno-sanitare në çerdhe, kopshte, shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, universitete si dhe konviktet në funksion të tyre. Bazuar në Programin Vjetor të Inspektimeve, institucionet arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla fillore, shkolla 9-vjeçare, shkolla të mesme, universitete, konvikte universitare etj., përcaktohen si subjekte të cilat duhet të inspektohen 2 herë në vit nga ana e ISHSH.
Inspektimet e tanishme janë paraprirë nga ato të muajve mars, prill dhe maj të cilat shërbejnë për të parë gjëndjen e institucioneve arsimore dhe për të lënë detyra të cilat realizohen gjatë muajve të verës. Në të gjithë vendin, në muajt prill – maj 2024, janë kryer 1954 inspektime dhe 56 ri-inspektime në institucione arsimore publike dhe jo publike parashkollore, institucione arsimore shkollore, institucione të arsimit të lartë dhe konvikte në funksion të tyre.
Në muajt shtator dhe tetor kryhet inspektimi i dytë në institucione arsimore me objekt kontrollin e realizimit të detyrave të lëna si dhe plotësimi i kushteve higjieno sanitare tsi dhe në plotësimin e kushteve higjieno sanitare subjektit, kontrollin e dokumentacionit higjieno sanitar dhe shëndetësor të stafit dhe të fëmijëve/nxënësve/studentëve që futen për herë të parë në këto institucione subjektit, kontrolli i dokumentacionit higjieno sanitar dhe shëndetësor të personelit e ekzaminimet e fëmijëve dhe nxënësve që regjistrohen për herë të parë në institucionin arsimor, kartelat e vaksinimit me të gjitha vaksinat e kryera sipas kalendarit të vaksinimit të tyre.
Objekti i inspektimit në shkolla :
• Dokumentacioni higjieno sanitar i detyrueshëm
– Akt-miratimi higjieno-sanitar,
– Çertifikata e DDD e cila vërteton kryerjen e dezinfektimit në institucion,
– Raport analiza për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm
• Dokumentacioni shëndetësor i punonjësve
– Librezat shëndetësore të punonjësve.
– Raporti mjeko-ligjor i personelit që ushtrojne veprimtarinë në subjektet e mësipërme.
• Ekzaminimet e fëmijëve dhe nxënësve që regjistrohen për herë të parë në institucionin arsimor dhe kartelat e vaksinimit me të gjitha vaksinat e kryera sipas kalendarit të vaksinimit
• Inspektimi fizik i plotësimit të kushteve higjieno sanitare të institucioneve arsimore:
– Inspektimi i ambienteve të përbashkëta dhe klasave ku zhvillohet aktiviteti arsimor.
– Inspektimi i bazës materiale të klasave dhe respektimi i distancave në raport me numrin e nxënësve. Orintimi i i tyre duke zbatuar rregulloren në lidhje me drejtimin e dritës.
– Inspektimi i nyjeve hidrosanitare të cilat duhet të jenë të mjaftueshme për numrin e nxënësve dhe të ndara vajza/djem/personel, si dhe funksionimi i rregullt i pajisjeve në to.
– Prania e ujit të rrjedhshëm dhe të ngrohtë.
– Inspektimi i kabinetit të mjekut dhe atij dentar si dhe të gjithë rregjistrat dhe dokumentacionin e detyrueshëm shëndetësor.
– Prania e kabineteve të lendëve të ndryshme, ambientet e arsimtareve, palestra etj.
– Pastërtia në ambientet e jashtëme, rrethimi, ambientet sportive ato të shlodhjes, etj.