- MISIONI I INSPEKTORIATIT SHTETËROR SHËNDETËSOR
-
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është përgjegjës për të gjitha funksionet e inspektimit të ministrisë
përgjegjëse për shëndetësinë, me përjashtim të inspektimit të veprimtarive në fushën farmaceutike.ISHSH ushtron veprimtarinë e tij në bazë dhe zbatim të Ligjit Nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 241, datë 27.3.2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, si dhe Urdhrit Nr. 119, datë 28.07.2022 të Kryeministrit të Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”. ISHSH është institucion qendror buxhetor, organizuar në nivel qendror e rajonal, me seli qendrore në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
-
ISHSH drejtohet nga kryeinspektori. Kryeinspektori është titullari i institucionit, i cili, në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ushtron kompetencat e tij.
ISHSH organizohet në dy nivele: në nivel qendror dhe atë rajonal për çdo qark të vendit.
ISHSH qendror drejtohet nga kryeinspektori. Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor është titullari i institucionit. Kryeinspektori drejton veprimtarinë e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, e përfaqëson atë dhe vepron në emër të tij. Ai është përgjegjës për ushtrimin e veprimtarisë së ISHSH, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
ISHSH në nivel qëndror përbëhet nga:
· Kryeinspektor i Republikës
· Koordinator i Rrjetit të Koordinatorëve Antikorrupsion
· Drejtoria e Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit
· Drejtoria e Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse
ISHSH rajonale drejtohet nga Kryeinspektori Rajonal. Kryeinspektori rajonal përfaqëson degën rajonale në marrëdhënie me të tretët në nivelin e qarkut përkatës dhe është përgjegjës për organizimin e funksionimin si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së degës përkatëse.
Degët rajonale të ISHSH funksionojnë në qarqet Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Berat, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër.
Degët rajonale drejtohen nga Kryeinspektorët Rajonalë dhe përbëhen nga këto sektorë:
· Sektori i Inspektimit Sanitar
· Sektori i Inspektimeve të tjera Shëndetësore
· Sektori i Financës dhe i Shërbimeve të Brendshme
Dega rajonale e ISHSH Tiranë ka në përbërje edhe Sektorin/Njësinë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor, e cila kryen aktivitetin e saj pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”.