POZICIONI – Përgjegjës Sektori, Inspektimi Sanitar

VEND VAKANT

12.12.2022

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Vlore

POZICIONI – Përgjegjës Sektori, Inspektimi Sanitar

 

Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

  1. të ketë shtetësinë shqiptare;
  2. të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
  4. të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
  5. të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;
  6. të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

  1. Curriculum Vitae
  2. Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
  3. Diplomë e Masterit
  4. Librezë Pune
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Dëshmi Penaliteti;
  7. Raport mjeko-ligjor
  8. Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
  9. Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
  10. Certifikatë familjare

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  brenda datës 23.12.2022 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

 

  1. Arsimi: i larte.
  2. Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
  3. Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
  4. Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
  5. Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

Përshkrimi i punës:

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Përgjegjësit të Sektorit të I nspektimit Sanitar

 

  1. Zbaton tematikat e programimeve vjetore inspektuese dhe objektet inspektuese të programimiit mujor inspektues.
  2. Përgatit programimin mujor të inspektimit mbi bazë subjektesh dhe ia paraqet Kryeinspektorit Rajonal.
  3. Organizon programimin javor të inspektimit sipas programimimit mujor dhe ja paraqet Kryeinspektorit Rajonal për miratimi.
  4. Organizon ndarjen e inspektorëve në terren sipas programimit javor inspektues.
  5. Harton raportin ditor, javor dhe mujor të realizimit të programimit të inspektimit.
  6. Propozon ndryshimin e grupeve inspektuese.
  7. Bëhet pjesë e grupeve inspektuese si inspektorë.
  8. Është përgjegjës për bazën material inspektuese (praktikat inspektuese,kartat e inspektorëve).
  9. Mban evidenca të plota dhe te sakta dhe raporton me shkrim pranë Kryeinspektorit në mënyrë periodike, si dhe bashkëpunon me sektorët e tjerë për masat administrative të vendosura dhe ndjek zbatimin e tyre;
  10. Përgatit listëprezencën për punonjësit cdo muaj dhe parashikon lejet vjetore të specialistëve. Parashikimi i lejeve nuk do të thote miratimi i tyre;
  11. Në rastet kur të dy sektorët inspektues parashikojnë në strukturë përgjegjës sektori, përgjegjësit bashkëpunojnë midis tyre për realizimin e programimit të inspektimit dhe të detyrave te sipërpërmedura.
  12. Përgjigjet para përgjegjësit të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara.
  13. Mban përgjegjësi për bazën materiale të praktikave inspektuese.

 

Fusha e njohurive për vlerësim:

 

  • Ligji për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.

 

Pyetja 1 :  Cili është Ligji për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë?

Pyetja 2:   Cfarë është Inspektimi?

Pyetja 3:   Cilat janë praktikat inspektuese?

Pyetja 4:   Si fillon një inspektim?

Pyetja 5:    Cfarë përmban Autorizimi i Inspektimit?