Vend Pune – 22.08.2023

  

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Gjirokastër


POZICIONI – Kryeinspektor


 

Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

a)      Të ketë shtetësinë shqiptare;

b)      Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c)      Të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;

d)      Të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;

e)      Të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së
prerë për kryerje të një krimi apo për kryerjen e  një kundërvajtje penale me dashje.

f)       Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi
civil, që nuk është shuar.

g)      Te plotesojë kërkesat e posacme për nivelin e arsimit,
pervojes dhe kërkesat e tjera të posacme për kategorinë, klasën, grupin dhe
pozicionin përkatës.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor brenda datës  04.09.2023:

  

1.      Curriculum Vitae

2.      Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.

3.      Diplomë e  Masterit

4.      Librezë Pune

5.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6.      Dëshmi Penaliteti;

7.      Raport mjeko-ligjor

8.      Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje

9.      Vlerësime periodike të punës së nëpunësit

10.  Certifikatë familjare

 

 

 

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës: 

a)      Arsimi: i lartë dhe të zotëroje diplomë bachelor, master shkencor/professional në të njëjtin profil si diploma bachelor në shkenca ekonomike/juridike/mjekësore/mjekësi e përgjithshme/shkenca inxhinjerike dhe shkencat e natyrës.

b)      Të ketë të paktën 3-vite pune në profesion..

c)      Të ketë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese për funksionimin e punës.

d)      Të ketë njohuri për funksionimin e sistemit shëndetësor shqiptar dhe të politikave të zhvillimit të tij në përgjithësi.

e)      Të ketë njohuri rreth fushës së inspektimit shëndetësor.

f)       Të njohë programet komjuterike bazë.

g)      Gjuha e huaj: Një gjuhë zyrtare e BE, preferohet anglisht.

 

Në mbështetje të :

 

          ·      Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.

·      Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i
Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë  02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të
ndryshuar

·      Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,

·      Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·   Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·      Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·     Kontratës individuale të punës

 

 

 

 

Përshkrimi i punës: 

Kryeinspektori i ISHSH Rajonal është titullari i institucionit. Kryeinspektori drejton veprimtarinë e ISHSH Rajonal, e përfaqëson atë dhe vepron në emër të tij. Ai është përgjegjës për ushtrimin e veprimtarisë së ISHSH Rajonal, në përputhje me legjislacionin në fuqi për garantimi i respektimit të  kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

 

 

 

DETYRAT KRYESORE

 

1.   Zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të ISHSH, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

2.     Koordinon proçesin e inspektimit dhe të manaxhimit të riskut në fushat e sigurisë shëndetësore.

3.     Kryen dhe mbulon funksionet e vlerësimit dhe komunikimit të riskut.

4.  Bën rekomandime të dokumentuara me strukturën qëndrore të ISHSH për subjekte të kontrolluara të cilat nuk plotësojnë kushtet e sigurisë shëndetësore.

5.     Pregatit  raporte të rregullta dhe të veçanta mbi aktivitetin e zhvilluar nga Degët Rajonale.

6.  Drejton dhe kontrollon në vazhdimësi veprimtarinë për kualifikimin tekniko – profesional e shkencor të planifikuar të Degës Rajonale, sipas programeve të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë, ISHSH apo organizatave të tjera.

7.     Gjatë kryerjes së funksioneve Kryeinspektori Rajonal zbaton udhëzimet dhe vendimet e Kryeinspektorit të ISHSH.

 

 

Detyrat teknike

 1.      Mbikqyr dhe implementon planet e parashikuara dhe të paparashikuara, si dhe proçedurat e menaxhimit të krizave në fushat e sigurisë shëndetësore.

2.      Lëshon autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit;

3.     Vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit të inspektimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin, pas dakordësisë nga ISHSH në nivel qendror.

4.      Vendos për zëvëndësimin e inspektorëve, gjatë inspektimit, sipas ligjit;

5.      Shqyrton ankimin e veçantë ndaj vendimeve për masat urgjente të marra nga inspektorët e degës përkatëse.

6.      Miraton cdo fillim jave grupin e gatshëm të inspektorëve për kryerjen e inspektimeve mbi bazën e denoncimeve dhe për rastet emergjente.

7.      Njofton pranë ISHSH në nivel qendror përbërjen e grupit të gatshëm.

8.      Njofton Kryeinspektorin e ISHSH apo një person të deleguar prej tij për cdo dalje (inspektim) të grupit të gatshëm.

9.      Nxjerr akte të detyrueshme për punonjësit e ISHSH për realizimin e funksioneve të institucionit

10.  Autorizon me shkrim një nga përgjegjësit e sektorëve për ta zëvendësuar për problemet administrative, në rast të mungesës së tij (rast pas rasti);