Vend pune – 28.08.2023
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Durrës
POZICIONI – Jurist
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:
a) të ketë shtetësinë shqiptare;
b) të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
d) të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
e) të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;
f) të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë brenda datës 12.09.2023 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:
1. Curriculum Vitae
2. Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
3. Diplomë e Masterit
4. Librezë Pune
5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
6. Dëshmi Penaliteti;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
9. Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
10. Certifikatë familjare
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
a) Arsimi: i larte.
b) Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
c) Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
d) Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
e) Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Në mbështetje të :
· Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011
· Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë 02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar
· Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,
· Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Kontratës individuale të punës
Përshkrimi i punës:
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit Juridik
Sektori Juridik ka këto detyra dhe përgjegjësi:
1. Ndjek zbatimin e procedurave të ankimit gjyqësor në të gjitha shkallët e ankimit, ku palë është Dega Rajonale ISHSH;
2. Koordinon punën me Sektorin juridik pranë ISHSH-së për përgatitjen dhe përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e shëndetit publik dhe atë të inspektimit;
3. Jep ndihmesën e nevojshme juridike në zbërthimin e akteve ligjore e nënligjore në fuqi, në bashkëpunim me sektorët e tjerë;
4. Përgjigjet dhe sqaron nga ana ligjore kërkesat e Institucioneve të ndryshme shëndetësore, si dhe të qytetarëve, duke iu dhënë zgjidhje rasteve e problemeve që dalin gjatë praktikës, të cilat lidhen me zbatimin e legjislacionit shëndetësor;
5. Ndjek dhe përfaqëson Degën Rajonale në çështje të ndryshme gjyqësore e mosmarrëveshje administrative dhe informon Kryeinspektorin për ecurinë e tyre;
6. Përgatit dosjetNgjyqësore me të gjitha aktet administrative;
7. Përgatit dhe ndjek dosjet për urdhrat e ekzekutimit të masave administrative;
8. Ndjek zbatimin e afateve proceduriale;
9. Ndjek zbatimin e procedurave të ankimeve administrative, pranë Komisionit të ankimit në ISHSH-së, si dhe dokumentacionit përkatës;