Vend Pune – 22.01.2024

 

 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Dibër

 

POZICIONI – Kryeinspektor

 

 
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

a)      të ketë shtetësinë shqiptare;

b)      të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c)      të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;

d)      të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;

e)      të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;

f)       të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

1.      Curriculum Vitae

2.      Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.

3.      Diplomë e  Masterit

4.      Librezë Pune

5.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6.      Dëshmi Penaliteti;

7.      Raport mjeko-ligjor

8.      Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje

9.      Vlerësime periodike të punës së nëpunësit

10.  Certifikatë familjare

 

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  brenda dates 01.02.2024 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:

 

 

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

 

a)      Arsimi: i larte.

b)      Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

c)      Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.

d)      Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE

e)      Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

 

 

Përshkrimi i punës:

 

 

 

Drejtuesi i degës në qark së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

 

 

 

1.                  Degët rajonale të ISHSH-së drejtohen nga kryeinspektorët rajonalë. Kryeinspektori rajonal përfaqëson degën rajonale në marrëdhënie me të tretët në nivelin e qarkut përkatës dhe është përgjegjës për organizimin e funksionimin si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së degës së tij.

 

2.                  Kryeinspektori rajonal i raporton dhe i jep llogari drejtpërdrejt kryeinspektorit të ISHSH-së, përveç rasteve kur kryeinspektori ka përcaktuar shprehimisht, me urdhër, një njësi tjetër raportimi pranë ISHSH-së në nivel qendror.

 

 

3.                  Përveç sa parashikohet në pikën 2, të këtij vendimi, kryeinspektori rajonal:

a.       lëshon autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit;

b.      vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit të inspektimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin;

c.       vendos për zëvendësimin e inspektorëve, gjatë inspektimit, sipas ligjit;

d.      shqyrton ankimin e veçantë ndaj vendimeve për masat urgjente të marra nga inspektorët e degës përkatëse.

 

 

 

Në mbështetje të :

 

          ·          Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.

·         Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë  02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar

·           Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,

·           Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·            Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·            Kontratës individuale të punës