Vend Pune – 06.12.2024
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Kukës
POZICIONI – Jurist
Kërkesat
e përgjithshme të pozicionit të punës:
a) të ketë shtetësinë shqiptare;
b) të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
d) të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
e) të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;
f) të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë brenda datës 13.12.2024 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:
1. Curriculum Vitae
2. Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
3. Diplomë e Masterit
4. Librezë Pune
5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
6. Dëshmi Penaliteti;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
9. Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
10. Certifikatë familjare
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
a) Arsimi: i lartë i kërkuar për këtë pozicion është “Master Shkencor/Profesional” në Shkenca Juridike dhe “Diplomë Bachelor” në të njëjtën fushë.
b) Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
c) Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
d) Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
e) Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Përshkrimi i punës:
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit Juridik
Sektori Juridik ka këto detyra dhe përgjegjësi:
· Përfaqëson institucionin në proceset gjyqësore në të cilat ISHSH është palë apo inicion vetë një proces gjyqësor.
· Asiston qytetaret për problemet që evidentohen gjatë veprimtarisë së ISHSH dhe institucioneve në varësi të tij.
· Raporton dhe mban të informuar Pergjegjësin e Sektorit mbi ecurinë e detyrave të deleguara me qëllim përmbushjen e tyre brenda afateve ligjore.
· Përditëson kuadrin ligjor me aktet normative me të fundit që i përkasin fushës së përgjegjësisë së institucionit dhe shpërndan këtë informacion brenda institucionit për zbatim. Përditëson kuadrin ligjor brenda fushës së tyre të përgjegjësisë.
· Jep mbështetje ligjore për Sektorët e tjerë të ISHSH rajonal.
· Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e prokurimeve publike për plotësimin e nevojave me mallra, shërbime e punë të ISHSH në nivel rajonal në zbatim të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurim publik” të ndryshuar dhe të VKM-ve të nxjerra në zbatim të këtij ligji.
· Përgatit dosjet gjyqësore me të gjitha aktet administrative;
· Kërkon nga organet shtetërore ose personat juridike informacione, njoftime dhe dokumente me autorizim të Kryeinspektorit Rajonal.
Në mbështetje të :
· Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.
· Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë 02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar
· Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,
· Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Kontratës individuale të punës.