Vend pune – 20.02.2025
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Fier
POZICIONI – Specialist Finance
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:
a) të ketë shtetësinë shqiptare;
b) të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
d) të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
e) të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
f) të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë brenda datës 03.03.2025 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor:
1. Curriculum Vitae
2. Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
3. Diplomë e Masterit
4. Librezë Pune
5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
6. Dëshmi Penaliteti;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
9. Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
10. Certifikatë familjare
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
a) Arsimi: i lartë.
b) Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
c) Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
d) Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
e) Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Në mbështetje të :
· Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.
· Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë 02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar
· Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,
· Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Urdhrit nr. 232, datë 5.12.2024 “Për disa ndryshime në urdhrin nr. 119, datë 28.7.2022, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
· Kontratës individuale të punës
Përshkrimi i punës:
Specialist Finance
Detyrat dhe përgjegjësitë.
– Ndjek realizimin në kohë të shlyerjes së detyrimeve të ndryshme si pagat, tatim-taksa, sigurime shoqerore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
– Kryen proçedurat financiare me Drejtorinë e Thesarit dhe bën rakordimin mujor/vjetor të realizimit të fondit buxhetor nëpërmjet evidences së shpenzimeve dhe të ardhurave.
– Plotëson dokumentacionin për proçedurën e blerjeve sipas legjislacionit në fuqi.
– Ndjek dinamikën e Debi-Kredive dhe në bashkëpunim me sektorin juridik bën të mundur likujdimin e tyre.
– Rakordon në bazë mujore me Sektorin e Buxhetit dhe menaxhimit financiar në MSHMS mbi fondet e alokuara për vitin ushtrimor.
– Raporton dhe mban të informuar Përgjegjësin e Sektorit mbi ecurinë e detyrave të deleguara me qëllim përmbushjen e tyre brenda afateve ligjore.
– Siguron që puna të kryhet brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave si dhe siguron që detyrat të realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike.
KËRKESAT SPECIFIKE
Arsimi: Niveli i arsimit të kërkuar për këtë pozicion është “Master Shkencor / Profesional” në Shkenca Ekonomike dhe “Diplomë Bachelor” në të njëjtën fushë.
Fusha e njohurive për vlerësim:
LIGJ Nr. 25/2018 PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE
Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për hartimin dhe përbërësit e pasqyrave financiare, përcaktimin e standardeve kontabël të zbatueshme, si dhe mbajtjen e kontabilitetit.
LIGJ Nr.10 296, datë 8.7.2010 PËR MENAXHIMIN FINANCIAR DHE KONTROLLIN
Ky ligj përcakton parimet, rregullat, procedurat, strukturat administrative dhe metodat për funksionimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit në njësitë e sektorit publik të Republikës së Shqipërisë, si dhe përgjegjësitë menaxheriale për planifikimin, zbatimin, kontrollin e buxhetit, kontabilitetin dhe raportimin
LIGJ Nr. 162/2020 PËR PROKURIMIN PUBLIK
Ky ligj përcakton rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit.