13.01.2023

 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega rajonale Vlorë

POZICIONI – Specialist i Burimeve Njerëzore Arkiv/Protokoll

Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

  1. të ketë shtetësinë shqiptare;
  2. të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
  4. të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
  5. të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
  6. të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë brenda datës 26.01.2023 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:

 

Curriculum Vitae

  1. Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
  2. Diplomë e Masterit
  3. Librezë Pune
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Dëshmi Penaliteti;
  6. Raport mjeko-ligjor
  7. Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
  8. Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
  9. Certifikatë familjare

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

 Arsimi: i larte.

  1. Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
  2. Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
  3. Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
  4. Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

Përshkrimi i punës:

 

Specialist Burime Njerezore

 

Detyrat dhe përgjegjësitë.

 

  1. Përgjigjet përpara Kryeinspektorit për mbulimin e nevojave të ISHSH-së, në nivel qendror dhe degëve rajonale, me personel të kualifikuar sipas kërkesave të përgjithshme dhe specifike të vendeve të punës.
  2. Zbaton strukturen e miratuar te ISHSH, si dhe mbështet zbatimin e të gjitha procedurave dhe kërkesave te ligjit nr. 152/2013 “Per nepunesin civil” ose të Kodit të Punës.
  3. Administron dosjet e personelit dhe siguron që të kenë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas legjislacionit dhe të përditësohen në vazhdimësi.
  4. Ndjek dhe koordinon procesin të përshkrimeve dhe vleresimeve të punës si dhe menaxhon kerkesat e nëpunësve për trajnime dhe kualifikime në vazhdim.
  5. Verifikon problematikat e ndryshme që kanë të bëjnë me burimet njerëzore dhe i raporton tek titullari.
  6. Garanton identifikimin e nevojave për personel dhe kryerjen e rekrutimit sipas legjislacionit ne fuqi.
  7. Plotëson database-n që lidhet me të dhënat për burimet njerëzore, i përpunon dhe i interpreton ato. Kryen analiza për probleme të ndryshme që lidhen me burimet njerëzore.
  8. Siguron zbatimin e rregullave të etikës në institucionin e ISHSH.
  9. Kryen detyra të ndryshme të ngarkuara nga eprori.

 

Fusha e njohurive

Rëndësia dhe roli i Burimeve Njerëzore në funksionimin e Institucionit

 

  • Ligji mbi rregullat bazë per organizimin e shërbimit arkivor me nr. 9154 prot,

 datë 06.1102003

 

Pyetja 1 :  Cfarë kuptojmë me termin “Burime Njerëzore”?

Pyetja 2:   Cila është roli i Burimeve Njerëzore në funksionimin sa më mirë të institucionit?

Pyetja 3:   Në sa kopje bëhen formatet e shkresave të cilat kërkohen?

Pyetja 4:   Cila është rëndësia e etikës dhe sjelljes korrekte në institucion?

Pyetja 4:  Cfarë është dhe si funksionon rrjeti arkivor?