Vend Pune: 20.09.2023

 

 

 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Lezhë




POZICIONI – Specialist Finance

 

 


Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

a)      të ketë shtetësinë shqiptare;

b)      të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c)      të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;

d)      të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;

e)      të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;

f)       të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

1.      Curriculum Vitae

2.      Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.

3.      Diplomë e  Masterit

4.      Librezë Pune

5.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6.      Dëshmi Penaliteti;

7.      Raport mjeko-ligjor

8.      Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje

9.      Vlerësime periodike të punës së nëpunësit

10.  Certifikatë familjare

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  brenda datës 02.10.2023 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:

 

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

a)      Arsimi: i larte.

b)      Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

c)      Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.

d)      Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE

e)      Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

 

Përshkrimi i punës:



                                                    Specialist Finance dhe Buxheti

 

Detyrat dhe përgjegjësitë.

1.                    Përgjegjës/e përpara strukturave eprore për të gjitha çështjet e buxhetit. Llogarit pagat, sigurimet shoqerore, tatimet, shpërblimet, dietat.

2.                    Përgjegjës për zbatimin me korrektësi të ligjshmërisë financiare për përdorimin e burimeve humane si dhe ato  monetare.

3.                    Kontrollon mbështetjen ligjore, saktësinë e llogaritjeve dhe zbatimin e kritereve në fushën pagave e të shpërblimit.

4.                    Kontrollon dhe ndihmon degët rajonale

5.                    Merr pjesë në proçedurat e prokurimit dhe ato të kontraktimit

6.                    Bën analiza 12-mujore për buxhetin që shërbejnë për hartimin projekt buxhetit të ardhshëm

7.                    Bën planifikimin e shpenzimeve të institucionit dhe monitoron zbatimin dhe përdorimin.

8.                    Raporton çdo muaj informacione për zbatimin e buxhetit, shoqëruar me evidencat përkatëse, pranë Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

 

 

Në mbështetje të :

 

·         Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.

·         Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë  02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar

·         Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,

·         Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Kontratës individuale të punës