Kush jemi?

  • MISIONI I INSPEKTORIATIT SHTETËROR SHËNDETËSOR

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është përgjegjës për të gjitha funksionet e inspektimit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, me përjashtim të inspektimit të veprimtarive në fushën farmaceutike.

 

ISHSH ushtron veprimtarinë e tij në bazë dhe zbatim të Ligjit Nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 241, datë 27.3.2013 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor”, si dhe Urdhrit Nr. 163, datë 19.05.2014 të Kryeministrit të Shqipërisë “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”. ISHSH është institucion qendror buxhetor, organizuar në nivel qendror e rajonal, me seli qendrore në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

ISHSH drejtohet nga kryeinspektori. Kryeinspektori është titullari i institucionit, i cili, në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ushtron kompetencat e tij.

ISHSH organizohet në dy nivele: në nivel qendror dhe atë rajonal për çdo qark të vendit.

  • INSPEKTORATI SHTETËROR SHËNDETËSOR

ISHSH qendror  drejtohet nga kryeinspektori. Kryeinspektori është titullari i institucionit, i cili në kuadër të funksioneve dhe detyrave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, është përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e funksionimit si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së ISHSH.

ISHSH në nivel qëndror përbëhet nga:

  • Kryeinspektori;
  • Sektori i Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit;
  • Sektori Juridik dhe i Hartimit të Proçedurave të Inspektimit;
  • Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

ISHSH rajonale drejtohen nga kryeinspektorët rajonalë. Kryeinspektori rajonal përfaqëson degën rajonale në marrëdhënie me të tretët në nivelin e qarkut përkatës dhe është përgjegjës për organizimin e funksionimin si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së degës së tij.

ISHSH në nivel rajonal përbëhet nga:

·     Titullari i degës Rajonale/Kryeinspektor;

·     Sektori i Inspektimit Sanitar;

·     Sektori i Inspektimeve të tjera Shëndetësore;

·     Sektori Juridik;

·     Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.