Kryeinspektoria Vjollca Braho ka qenë në një inspektim në Arkivin Qendror të Sigurimeve Shoqërore, për të parë nga afër nëse janë zbatuar masat e higjenës dhe protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid 19.
“Kemi kryer 79 mijë kontrolle, dhe kemi marrë masa, ku janë gjobitur 302 subjekte. Gjobat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 700 mijë lekë, ndërsa për subjektet që e kryejnë aktivitetet në biznese që janë ligjërisht të mbyllura, gjoba shkon deri në 1 milionë lekë. Në institucionet shtetërore janë marrë masat, përveç në qytetin e Durrësit, në Bashki dhe në Hipotekë, ku punonjës ishin shpallur pozitiv, kemi marrë menjëherë masat për mbylljen e pjesshme të tyre”
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on email
Email
Share on whatsapp
WhatsApp