Përfundon proçesi i inspektimit për plotësimin e standarteve bazë të cilësisë, sigurisë dhe akreditimit në Spitalin Rajonal Memorial Fier.
Spitali Rajonal Memorial Fieri, ofron shërbime të nivelit terciar me kapacitet 150 shtretër, me nivel të lartë të infrastrukturës dhe teknologjisë.
Spitali ofron shërbimin e urgjencës, konsultat e specializuara ambulatore, mjeksi interne, kardiologji invazive, kirurgjisë së përgjithshme, anestezi reanimacion, radiologji, laborator, urologji, hemodinamik, neurokirurgjisë, kirurgjisë torakale, kirurgji vaskulare, okulistik, hematologji, ORL, mjekësi interne, kardiologji, neurologji, sëmundje infektive, pneumologji, shërbimi i ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.
Në Spitalin Rajonal Memorial Fier punon dhe drejton një ekip profesionist menaxhues, administrativ, mjekësor, infermieror dhe teknik turko – shqiptar.
Ky spital është një investim i jashtëzakonshëm që i ofron shërbim të specializuar shëndetësor me standartet më të larta dhe teknologjinë e fjalës së fundit, qytetarëve në të gjithë rajonin e Jugut të Shqipërisë në kushte shumë të mira higjieno sanitare.
Spitali Rajonal Memorial Fier si pjesë e shërbimit spitalor publik, është pasqyrimi i vizionit të shëndetësisë shqiptare në të ardhmen.
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on email
Email
Share on whatsapp
WhatsApp