Në Maternitetin “Koço Gliozheni”, aty ku ka nisur një investim i ri, për të rritur kapacitetet dhe cilësinë e shërbimit me standardet më të mira 
Me #buxhetin2022 vijojmë fuqizimin e materniteteve dhe pediatrive, për të çuar në një nivel të ri shërbimin për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit.
 
“Shumë e kënaqur të shoh nga afër punën që po bëhet në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ku po investojmë në zemër të spitalit, për rehabilitimin e qendrës së pritjes për gratë, urgjencës, spitalit ditor, sallat operatore, sallat e lindjes dhe pavionet.
Bashkë me investimin në aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë, do të përmirësojmë cilësinë e shërbimit për nënën dhe fëmijën në këtë maternitet, teksa vijon pa u ndalur puna për rehabilitimin dhe zgjerimin e maternitetit tjetër të kryeqytetit, “Mbretëresha Geraldinë”.”
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on email
Email
Share on whatsapp
WhatsApp