Vend pune – 17.10.2023

 

 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Gjirokastër



POZICIONI – Specialist i Burimeve Njerëzore/Arkiv/Protokoll

 


Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

a)      të ketë shtetësinë shqiptare;

b)      të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c)      të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;

d)      të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;

e)      të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;

f)       të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

1.      Curriculum Vitale

2.      Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.

3.      Diplomë e  Masterit

4.      Librezë Pune

5.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6.      Dëshmi Penaliteti;

7.      Raport mjeko-ligjor

8.      Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje

9.      Vlerësime periodike të punës së nëpunësit

10.  Certifikatë familjare

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë brenda datës 30.10.2023 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dokumentat si më poshtë:

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

a)      Arsimi: i lartë.

b)      Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

c)      Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.

d)      Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE

e)      Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

DETYRAT KRYESORE

 

          Ndjek dhe zbaton menaxhimin e dosjeve të personelit, dhe dhënies së informacioneve mbi indikatorët e menaxhimit të burimeve njerëzore;

          Kujdeset për dokumentacionin e punonjësve, duke reflektuar në to ndryshimet e     domosdoshme të kërkesave të punës;

          Regjistron korespondencën e institucionit dhe çdo dokumentacion tjetër zyrtar të institucionit;

          Analizon dokumentet dhe kryen veprimet për të përcaktuar afatet e mbajtjes sipas akteve ligjore nënligjore përkatëse;

          Indekson dokumentet dhe përditëson inventarët;

          Kërkon dhe nxjerr dokumentet sipas kërkesave;

          Mban marrëdhënie me arkivin qendror;

          Menaxhon marrëdhëniet midis përdoruesve dhe shpërndan informacionin mbi përdorimin e arkivës;

          Administron vulën zyrtare të institucionit duke u përgjigjur për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dokumenteve të prodhuara nga drejtoritë përkatëse;

          Kryen të gjitha veprimet për pranimin, evidentimin, shpërndarjen dhe nisjen e korrespondencës sipas klasifikimit të dokumentacionit;

          Kryen protokollimin e të gjithë dokumentacionit;

          Respekton dispozitat për ruajtjen e sekretit shtetëror;

Bën mbylljen e dosjeve të krijuara sipas pasqyrës emërtuese dhe sistemimin e tyre në arkivë.

 

 

 Në mbështetje të :

 

          ·      Ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë 10433, datë 16.06.2011.

·    Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë  02.12.1992 “Për inspektimin sanitar” të ndryshuar

·       Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,

·      Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·    Urdhërit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·      Urdhërit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·      Kontratës individuale të punës