Në mbledhjen me drejtuesit e degëve rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për sezonin turistik veror u krye analizë e punës së deritanishme dhe inspektimeve që do të kryhen në të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë përgjatë gjithë vijës bregdetare për të garantuar një sezon turistik të sigurtë dhe të shëndetshëm me qëllim respektimin e kushteve higjieno sanitare, parandalimin e rasteve të intoksikacioneve alimentare dhe hidrike apo sëmundjeve të tjera infektive të shkaktuara nga mosrespektimi i rregullave në këto subjekte.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka filluar inspektimet në subjektet që ushtrojne veprimtari gjatë sezonit turistik që nga muaji prill, me qëllim krijimin e kushteve optimale për fillimin e mbarë të sezonit. Inspektimet do të vazhdojnë deri në muajin shtator 2024.
Subjekt i inspektimeve dhe monitorimeve shëndetësore dhe higjieno-sanitare gjatë sezonin turistik veror do të jenë subjektet si më poshtë vijon:
  • Subjektet e akomodimit me fjetje, hotele, motele, hostele, bujtina, hane, resorte, fshatra turistike, kampingje etj.
  • Pishinat/Plazhet.
  • Subjektet e furnizimit me ujë të pijshëm, burime uji, kaptazhe, depo uji, stacione pompimi, ujësjellësa, puse etj.
  • Subjektet social kulturore dhe sportive, parqet kombëtare, muzetë, kinematë, teatrot, bibliotekat, qendrat social kulturore, palestrat, sallat e kërcimit, etj.
  • Subjekte të shërbimeve kozmetike, parukeri, berber, qendra estetike, tatoo, masazh etj..