Personeli i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ishte pjesëmarrës në “Javën e Administratës Publike: Modernizimi në Veprim” si pjesë e stendës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

 

Eventi kishte si qëllim të afronte dhe njihte publikun me administratën, duke përcjellë imazhin e një administrate që po transformohet dhe modernizohet.

 

Personeli ynë përcolli mesazhe te të interesuarit në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm Higjieno Sanitar që duhet plotësuar nga subjektet e sezonit turistik, procedurat inspektuese që ndiqen nga inspektorët e ISHSH në subjekt etj.

 

 

Një mesazh i rëndësishëm që u përcoll ishte dhe ai i ndalimit të konsumit të duhanit dhe produkteve të tij në ambiente të mbyllura.