Vend Pune – 28.05.2024

 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Lezhë


POZICIONI 2 Inspektor në Sektorin e Inspektimeve të tjera Shëndetësore

 

Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

a)      të ketë shtetësinë shqiptare;

b)      të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c)      të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;

d)      të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;

e)      të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;

f)       të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

1.      Curriculum Vitae

2.      Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.

3.      Diplomë e  Masterit

4.      Librezë Pune

5.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6.      Dëshmi Penaliteti;

7.      Raport mjeko-ligjor

8.      Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje

9.      Vlerësime të punës së nëpunësit

10.  Certifikatë familjare

 

Kandidatët duhet ti dorëzojnë  brenda datës 10.06.2024 pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të gjithë dokumentacionin sa sipër.

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

a) Arsimi: i larte ku pozicioni i punës  të përfshijë diplomë Bachelor në degët:

– Mjeksi e Përgjithshme

– Shkenca Mjeksore

– Shkenca Mjeksore Teknike

– Shkenca Juridike

– Shkenca Ekonomike

– Shkenca Inxhinjerike

-Shkencat e Natyrës

 

b) Kualifikimi: te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

c) Eksperienca në Punë: të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.

ç) Gjuha e huaj: nje gjuhe zyrtare e BE

d) Kërkesa të tjera specifike: të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

 

Përshkrimi i punës:


 

Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorit

 

1.                  Kryen inspektime, sipas prërcaktimeve në programimin e inspektimit.

2.                  Zbaton procedurat dhe hapat e inspektimit sipas ligjit nr 10 433 datë 16.06.2011” Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjeve e akteve të tjera nën ligjore ne fushën e shëndetit publik që janë në fuqi.

3.                  Kryen detyrat që i ngarkohen konform legjislacionit në fuqi, në kohë dhe me cilësi si dhe duke respektuar me rigorizitet kërkesat dhe parimet kryesore si Objektiviteti, korrektësia, konfidencialiteti, profesionalizmi etj.

4.                  Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullores te institucionit  për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë.

5.                  Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të vemprimtarisë në fushën e inspektimeve.

6.                  Mban lidhje të vazhdueshme me përgjegjësin e sektorit dhe i njofton ata për ecurinë dhe problemet që evidentohen gjatë ushtrimit të inspektimit dhe për masat e ndërhyrjet që kërkohen në proces në varësi të këtyre problemeve.

7.                  I kërkon përgjegjësit  të sektorit për zgjatjen e afatit të programuar për përfundimin e inspektimit, kur e gjykon të nevojshme dhe e argumenton atë me volum më të madh pune nga parashikimi apo për probleme të ndryshme të dala gjatë procesit të inspektimit.

8.                  Bazuar në rezultatet dhe dokumentacionin e inspektimit, harton relacion inspektimi, ku pasqyrohen përfundimet e arritura nga inspektimi .

9.                  Merr dokumenta për sigurimin e provave dhe fotokopje të vërtetuara me origjinalin të dokumentave për veprimet që kanë lidhje me inspektimin që ushtrohet.

10.              Në përfundim të të gjithë fazave dhe procedurave të kontrollit të çdo subjekti plotëson dosjen e kontrollit në inventarin e së cilës evidentohet dhe administratohet i gjithë dokumentacioni i kontrollit sipas kërkesave të përcaktuara.

11.              Dorëzon tek përgjegjësi të sektori ose një punonjësi të autorizuar prej tij, dosjen e plotësuar si më sipër dhe me shkresën evidentuese për çdo inspektim  të përfunduar.

12.              Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij inspektuese.

13.              Inspektorët që ngarkohen me shqyrtimin e denoncimeve duhet të marrin cdo informacion dhe dokumentacion të nevojshëm nga përgjegjësi i sektorit dhe për përfundimet e procesit të njoftojnë organet përkatëse dhe subjektin denoncues.

14.              Merr masë administrative në rastet e konstatimit të shkejeve ligjore së bashku me inspektorët e tjerë te grupit.

15.              Përgjigjet para përgjegjësit të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara.

16.              Mban përgjegjësi për bazën materiale të praktikave inspektuese.

 

 

 

Në mbështetje të :

 

          ·         Ligjit për Inspektimin nr. 10433, datë 16.06.2011 ”Per inspektimin në RSH”

·         Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.

·         Ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë  02.12.1992 “Për inspektimin sanitar”.

·         Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,

·         Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Urdhrit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Urdhrit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·         Kontratës individuale të punës