Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) është i angazhuar në vijimësi në monitorimin dhe inspektimin e subjekteve akomoduese, me qëllim garantimin e kushteve higjieno-sanitare dhe mbrojtjen e shëndetit të pushuesve dhe vizitorëve.
Gjatë inspektimeve verifikohet dokumentacioni i detyrueshëm sipas legjislacionit në fuqi:
Akt-Miratimi Higjieno-Sanitar;
· Certifikata për dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim (DDD);
· Raportet e analizave të ujit të pijshëm;
· Kontratat për svotimin e gropave septike (për subjektet që i derdhin ujrat e zeza në gropa septike);
Kontratat me mjek të licencuar për kontrollin shëndetësor të punonjësve;
· Librezat shëndetësore dhe raportet mjeko-ligjore të punonjësve;
· Zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit;
· Zbatimi i legjislacionit për ndalimin e shitjes së alkoolit dhe pijeve energjike për personat nën 18 vjeç.








