Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, kryen inspektime të rregullta në sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm, me qëllim garantimin e ujit higjienikisht të pastër dhe të sigurt.
Â
Inspektimet planifikohen mbi bazën e vlerësimit të riskut, rezultateve të monitorimit nga strukturat e shëndetit publik dhe sinjalizimeve nga burime të ndryshme. Ato zhvillohen para dhe gjatë sezonit turistik, si dhe gjatë muajit tetor.
Â
Gjatë inspektimeve inspektohen:
Â
1.     Ujësjellësat e centralizuar
• Kaptazhet
• Stacionet e trajtimit
• Stacionet e pompimit
• Linjat e jashtme
• Depot e ujit
• Rrjeti shpërndarës
• Sistemet e komandimit
• Laboratorët
• Rezervuarët
Â
2.     Sistemet lokale
• Puset individuale
• Puset kolektive
Â
Inspektimi në terren i subjekteve përfshin verifikimin e kushteve higjieno-sanitare si dhe të:
Â
•        Dokumentacionit higjieno-sanitar të subjektit dhe të punonjësve;
•        Respektimit të zonave të mbrojtjes sanitare, si dhe të kushteve higjieno-sanitare përreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore që përdoren për prodhimin e ujit të pijshëm;
•        Respektimit të kushteve higjieno-sanitare në të gjitha objektet që janë pjesë e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm (kaptazhe, depo uji, stacione pompimi, vaska klorinimi etj.);
•        Mënyrës së klorinimit (automatike ose manuale);
•        Ruajtjes me personel 24 orë në ditë dhe me masa sigurie në zonat e mbrojtjes së rreptë dhe në depot e ujit;
•        Ruajtjes në kushte të përshtatshme të lëndëve dezinfektuese që përdoren për trajtimin e ujit të pijshëm;
•        Kushteve higjieno-sanitare të autoboteve të ujit;
Kushteve higjieno-sanitare në linjat e ambalazhimit të ujit të pijshëm



