Hapëm sot serinë e trainimeve të inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për Ligjin Nr.9942, datë 26.06.2008 “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”. Trainimet organizohen në bashkëpunim me UNICEF dhe Institutin për Aktivizëm dhe Ndryshim Social në kuadër të forcimit të kapaciteteve inspektuese të ISHSH në zbatimin e ligjit nr. 9942 në subjekte importuese, prodhuese dhe tregtuese të kripës së jodizuar për konsum njerëzor dhe për përdorim në industrinë ushqimore.