Inspektime në institucione të arsimit shkollor dhe parashkollor për t’i paraprirë fillimit të vitit të ri shkollor. Në të gjithë vendin po inspektohen çerdhet, kopshtet, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Vëmendje e veçantë po i kushtohet zbatimit të masave të posaçme për parandalimin e përhapjes së COVID-19.