-Qeveria shqiptare ka miratuar sot Protokollin e Përbashkët të Bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin e mëtejshëm 3 vjeçar, gjatë fazës kalimtare të administrimit të Spitalit Memorial në Fier, duke krijuar kështu modelin e parë të autonomisë spitalore në vendin tonë. Ky model do të replikohet edhe në spitale të tjera.
–Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar edhe Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026, një dokument i rëndësishëm politik, që synon harmonizimin e të gjitha politikave dhe veprimeve të përbashkëta të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile, në mbrojtje të të drejtave dhe interesit më të lartë të fëmijëve