Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në të gjithë vendin janë duke ndjekur punën në vazhdimësi me inspektime dhe raportime të përditshme për garantimin e një turizmi të sigurtë dhe të shëndetshëm. Inspektimet bazohen në Programin e Inspektimeve 2023 dhe në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 20, datë 01.03.2023, “Për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të sezonit turistik veror 2023”.
Pjesë e inspektimeve dhe ri-inspektimeve janë edhe pishinat ku vëmendje e veçantë i është kushtuar:
- Respektimit të kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës;
- Kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, etj.
- Rregjistrit të kontrolli të ujit të basenit
- Rregullores së brendshme për pishinat;
- Pranisë së një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së pare;
- Pasja e një pike të ndihmës së shpejtë.
Në periudhën 1 qershor – 25 korrik 2023 nga ana e inspektorëve të ISHSH janë inspektuar 74 pishina në të gjithë vendin.
Problematika kryesore që është hasur dhe për të cilën janë marrë masa të menjëhershme ka qenë mos-pajisja e pishinave me dokumentacionin e nevojshëm për të kryer një aktivitet i cili është i sigurtë për të gjithë.
Për subjektet e konstatuara në shkelje janë vendosur 6 masa administrative.