Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, kryen inspektimin në subjektet akomoduese me qëllim garantimin e një sezon turistik sa më të sigurt në aspektet higjieno-sanitare. Objekti i inspektimeve në këto subjekte është dokumentacioni i detyruar sipas legjislacionit në fuqi:  

 

  • Akt-Miratimi higjieno sanitar. 
  • Dokumentacioni vërtetues për kryerjen e shërbimit të dezinfektimit, deratizimit dhe deinsektizimit (Çertifikata DDD). 
  • Raport analiza e ujit të pijshëm që furnizon subjektin. 
  • Kontrata për svotimin e gropave septike me subjekte të licensuara (për subjektet që i derdhin ujrat e zeza në gropa septike). 
  • Kontrata me një mjek të licensuar (me kohë të pjesëshme apo të plotë) për kontrollin shëndetësor të punonjësve. 
  • Librezat shëndetësore të punonjësve. 
  • Raportet mjeko-ligjore të punonjësve (KML). 
  • Rregullore dhe person përgjegjës për zbatimin e ligjit 9636 datë 06.11.2006. “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar. 
  • Logo për ndalimin e duhanit në mjediset e brendëshme. 
  • Logo në formatin A4 për ndalimin e alkoolit për përsonat nën 18 vjeç. 
  • Logo në formatin A4 për ndalimin e shitjes së pijeve energjike për personat nën 18 vjeç.