Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, kryen inspektimin në subjektet e furnizimit me ujë të pijshëm me qëllim sigurimin e ujit të pijshëm higjenikisht të pastër, të destinuar për konsum njerëzor. Inspektimet planifikohet në bazë të vlerësimit të riskut, nga raportet e monitorimit të strukturave qendrore dhe rajonale të shëndetit publik si dhe sinjalizime nga burime të tjera. Sipas programit vjetor të ISHSH kryhet para fillimit dhe gjatë sezonit turistik si dhe gjatë muajit tetor. Gjatë këtyre muajve fokusi kryesor jane ujësjellësat e centralizuar me të gjithë përbërësit e tyre:

·         Kaptazhet 

·         Stacionet e trajtimit 

·         Stacionet e pompimit 

·         Linjat e jashtme 

·         Depot e ujit 

·         Rrjeti shpërndarës 

·         Sistemet e komandimit 

·         Laboratorët 

·         Rezervuarët 

Objekti i inspektimeve në këto subjekte është dokumentacioni i detyruar sipas legjislacionit për ujin, si dhe kushtet fizike që duhen respektuar në terren:

·         Dokumentacioni higjieno sanitar i subjektit. 

·         Dokumentacioni higjieno sanitar dhe shëndetësor i punonjësve qe merren drejtperdrejt me ujin. 

·         Dokumentacioni i kontrollit të ujit të pijshëm (rregjistrat e dezinfektimit, shmangjeve etj).

·         Dokumentacioni i lëndës dezinfektante qe perdoret per dezinfektimin e ujit dhe kushtet e ruajtjes se saj.  

·         Kushtet higjieno sanitare në terren të të gjithë veprave të furnizimit me ujë.

·         Respektimi i zonave të mbrojtjes sanitare.  

·         Ruajtja e sigurisë së veprave të furnizimit me ujë.