Gjatë vizitës në Shëngjin, Ministrja Znj. Ogerta Manastirliu kërkoi nga inspektorët shëndetësorë marrjen e masave për të garantuar një sezon turistik sa më të sigurt në aspektet higjieno-sanitare. “Është me rëndësi evidentimi në kohë dhe të qenit në territor të strukturave të inspektoriatit, duke garantuar që të evidentojmë në kohë, të rekomandojmë dhe sigurisht të marrim masa kur është nevoja, për përmirësimin e punës dhe sigurisht një edukim të mëtejshëm të subjekteve akomoduese apo subjekteve tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët, sidomos në këtë pik të sezonit”.

 

Kryeinspektorja e Republikës Znj. Luneda Sufali theksoi se janë më shumë se 1500 inspektime në subjektet e sezonit turistik me qëllim krijimin e kushteve optimale për sezonin turistik veror 2023. Inspektimet do të vazhdojnë deri në muajin shtator 2023.