Dje në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë diskutoi për masat e mara për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare në institucionet arsimore dhe zbatimin e protokolleve të masave anti-Covid për përballimin e situates së pandemisë në shkolla.
Inspektimet e kryera nga ISHSH për respektimin e masave për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve kanë ndihmuar në frenimin e pandemisë dhe ndalimin e transmetimit të COVID.
ISHSH do të vijojë inspektimet në çdo institucion arsimor dhe parashkollor, publik dhe jo publik, për të bërë të mundur një vit të mbarë shkollor!