Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Mirela Kumbaro, inspektoi zonën e Lungomares në Vlorë ku nënvizoi se nuk do të ketë tolerancë për subjektet që nuk zbatojnë masat higjieno-sanitare për të garantuar një sezon turistik të sigurtë dhe të shëndetshëm me qëllim respektimin e kushteve higjieno sanitare, parandalimin e rasteve të intoksikacioneve alimentare dhe hidrike apo sëmundjeve të tjera infektive të lëkurës të shkaktuara nga mosrespektimi i rregullave në këto subjekte. 

 

Kryeinspektorja Shëndetësore e Republikës, Znj. Luneda Sufali theksoi se në zbatim të planit vjetor 2023 dhe në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 20, datë 01.03.2023, “Për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të sezonit turistik veror 2023”, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka filluar
inspektimet në subjektet e sezonit turistik që nga muaji prill, me qëllim krijimin e kushteve optimale për fillimin e mbarë të sezonit. Inspektimet do të
vazhdojnë deri në muajin shtator 2023.

 

Gjatë muajve Prill/ Maj para fillimit të sezonit turistik  dhe sezonin turistik janë kryer 554 inspektime në gjithë vendin: 48 subjekte akomodimi me fjetje, 7 restorante, 1 pishinë, 497 subjekte të furnizimit me ujë të pijshëm, 1 subjekt social kulturor.

 

Nga data 1 qershor deri më datë 23 qershor 2023 trupat inspektuese të ISHSH kanë kryer 355 inspektime në subjektet e sezonit turistik, 251 subjekte akomodimi me fjetje, 74 restorante, 19 pishina, 8 subjekte të furnizimit me ujë të pijshëm, 3 subjekte social kulturore.

Për subjektet e konstatuara me shkelje janë vendosur:

·        18 Masa administrative me Paralajmërim (16 në akomodim, 1 në restorant, 1 në pishinë)

·        2 Vendime të ndërmjetëm për pezullim të furnizimit të popullsisë me ujë të pijshëm, pas rezultateve pozitive për ngarkesë mikrobiale të ujit njoftuar nga NJVKSH.