“Janë të shumta historitë e qytetarëve që po vuajnë neglizhencën, shtyrjen për më vonë të vaksinës apo besimin e verbër tek zërat e papërgjegjshëm.
Raportohet se rreth 95% e të shtruarve në Spitalin Infektiv apo “Covid 1” janë të pavaksinuar.
Vaksinimi nuk pret, ndaj edhe njëherë i ftoj qytetarët që ende nuk janë vaksinuar, të drejtohen sa më parë në qendrën më të afërt të vaksinimit, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.”