Vend pune – 22.02.2023
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Qendror
POZICIONI – Specialist Finance
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:
- të ketë shtetësinë shqiptare;
- të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
- të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
- të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
- të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
- të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë brenda datës 06.03.2023 në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor:
- Curriculum Vitae
- Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
- Diplomë e Masterit
- Librezë Pune
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Dëshmi Penaliteti;
- Raport mjeko-ligjor
- Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
- Vlerësime periodike të punës së nëpunësit
- Certifikatë familjare
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
- Arsimi: i lartë.
- Kualifikimi: Te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
- Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
- Gjuha e huaj: Nje gjuhe zyrtare e BE
- Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Përshkrimi i punës:
Specialist Finance dhe Buxheti
Detyrat dhe përgjegjësitë.
- Ndjekja e proçedurave ligjore, hartimi i udhëzimeve për degët rajonale dhe projektimi i të gjitha masave për hartimin e projekt-buxhetit vjetor të ISHSH.
- Njësia e financës është përgjegjëse përpara strukturave eprore për të gjitha çështjet e buxhetit, etapat ligjore të hartimit dhe përgatitjes së tij, për marrëdhëniet specifike dhe profesionale me Ministrinë e Shëndetësisë
- Detajim të buxhetit operativ të akorduar nga MSh.
- Llogarit pagat, sigurimet shoqerore, tatimet, shpërblimet, dietat.
- Përgjegjës për zbatimin me korrektësi të ligjshmërisë financiare për përdorimin e burimeve humane si dhe ato materiale e monetare.
- Kontrollon mbështetjen ligjore, saktësinë e llogaritjeve dhe zbatimin e kritereve në fushën pagave e të shpërblimit.
- Grumbullon e përpunon në mënyrë periodike informacione për zbatimin e buxhetit nga inspektoriatet rajonale, shoqëruar me evidencat përkatëse.
- Kontrollon dhe ndihmon degët rajonale
- Merr pjesë aktive në proçedurat e prokurimit dhe ato të kontraktimit
- Bën analiza 12-mujore për buxhetin që shërbejnë për hartimin e projekt buxhetit të ardhshëm
Fusha e njohurive për vlerësim:
LIGJ Nr. 25/2018 PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE
Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për hartimin dhe përbërësit e pasqyrave financiare, përcaktimin e standardeve kontabël të zbatueshme, si dhe mbajtjen e kontabilitetit.
LIGJ Nr.10 296, datë 8.7.2010 PËR MENAXHIMIN FINANCIAR DHE KONTROLLIN
Ky ligj përcakton parimet, rregullat, procedurat, strukturat administrative dhe metodat për funksionimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit në njësitë e sektorit publik të Republikës së Shqipërisë, si dhe përgjegjësitë menaxheriale për planifikimin, zbatimin, kontrollin e buxhetit, kontabilitetin dhe raportimin
LIGJ Nr. 162/2020 PËR PROKURIMIN PUBLIK
Ky ligj përcakton rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit.