Vend Pune – 16.05.2024

 

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Fier


POZICIONI – Specialist Burime Njerëzore/Arkiv/Protokoll

 

Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:

 

a)      të ketë shtetësinë shqiptare;

b)      të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

c)      të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;

d)      të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;

e)      të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së
prerë për kryerje të një krimi;

f)       të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna,
brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

1.      Curriculum Vitae

2.      Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.

3.      Diplomë e  Masterit

4.      Librezë Pune

5.      Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6.      Dëshmi Penaliteti;

7.      Raport mjeko-ligjor

8.      Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje

9.      Referenca të punës së nëpunësit

10.  Certifikatë familjare

 

 

Kandidatët duhet ti dorëzojnë  brenda datës 28.05.2024 pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të gjithë dokumentacionin sa sipër.

 

 

Kërkesat specifike të pozicionit të punës:

 

 

·     Kualifikimi: te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

·      Eksperienca në Punë: të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.

·     Gjuha e huaj: nje gjuhe zyrtare e BE

·     Kërkesa të tjera specifike: të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.

 

 

 

 

Përshkrimi i punës:


 

       Regjistron korespondencën e institucionit dhe çdo dokumentacion tjetër zyrtar të institucionit;

      Analizon dokumentet dhe kryen veprimet së bashku me komisionin për të përcaktuar afatet e mbajtjes sipas akteve ligjore nënligjore përkatëse;

      Indekson dokumentet dhe përditëson inventarët;

      Kërkon dhe nxjerr dokumentet sipas kërkesave;

       Mban marrëdhënie me arkivin qendror;

      Menaxhon marrëdhëniet midis përdoruesve dhe shpërndan informacionin mbi përdorimin e arkivës;

       Administron vulën zyrtare të institucionit duke u përgjigjur për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dokumenteve të prodhuara nga
drejtoritë përkatëse;

      Kryen të gjitha veprimet për pranimin, evidentimin, shpërndarjen dhe nisjen e korrespondencës sipas klasifikimit të dokumentacionit;

        Kryen protokollimin e të gjithëdokumentacionit;

 

 

Në mbështetje të :

 

          ·        Ligjit për Inspektimin nr. 10433, datë 16.06.2011 ”Per inspektimin në RSH”

·        Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.

·        Ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643 datë  02.12.1992 “Për inspektimin sanitar”.

·        Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,

·        Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·     Urdhrit nr. 639 datë 25.11.2022 të Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·       Urdhrit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,

·       Kontratës individuale të punës