Vend Pune – 23.05.2024
Inspektorati
Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Fier
POZICIONI – Inspektor në Sektorin e Inspektimeve të
tjera Shëndetësore
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të
punës:
a) të ketë shtetësinë shqiptare;
b) të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor;
d) të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
e) të mos jetë të dënuar me vendim gjykate të formës së
prerë për kryerje të një krimi;
f) të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna,
brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si
më poshtë:
1. Curriculum Vitae
2. Diploma e arsimit të lartë, lista e notave, e noterizuar.
3. Diplomë e Masterit
4. Librezë Pune
5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
6. Dëshmi Penaliteti;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Certifikatë e kualifikimeve apo trajnimeve, fotokopje
9. Vlerësime të punës së nëpunësit
10. Certifikatë familjare
Kandidatët duhet ti
dorëzojnë brenda datës 04.06.2024 pranë
Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të gjithë dokumentacionin sa sipër.
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
a) Arsimi: i larte ku pozicioni i punës të përfshijë diplomë Bachelor në degët:
– Mjeksi e Përgjithshme
– Shkenca Mjeksore
– Shkenca Mjeksore Teknike
– Shkenca Juridike
– Shkenca Ekonomike
– Shkenca Inxhinjerike
-Shkencat e Natyrës
b) Kualifikimi:
te ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
c) Eksperienca
në Punë: të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
ç) Gjuha
e huaj: nje gjuhe zyrtare e BE
d) Kërkesa
të tjera specifike: të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm
të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Përshkrimi i punës:
Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorit
1.
Kryen inspektime, sipas prërcaktimeve në programimin e
inspektimit.
2.
Zbaton procedurat dhe hapat e inspektimit sipas ligjit nr
10 433 datë 16.06.2011” Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjeve
e akteve të tjera nën ligjore ne fushën e shëndetit publik që janë në fuqi.
3.
Kryen detyrat që i ngarkohen konform legjislacionit në
fuqi, në kohë dhe me cilësi si dhe duke respektuar me rigorizitet kërkesat dhe
parimet kryesore si Objektiviteti, korrektësia, konfidencialiteti,
profesionalizmi etj.
4.
Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të
dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe
rregullores te institucionit për
mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë
tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë.
5.
Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të
zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera
administrative që janë në funksion të vemprimtarisë në fushën e inspektimeve.
6.
Mban lidhje të vazhdueshme me përgjegjësin e sektorit dhe
i njofton ata për ecurinë dhe problemet që evidentohen gjatë ushtrimit të
inspektimit dhe për masat e ndërhyrjet që kërkohen në proces në varësi të
këtyre problemeve.
7.
I kërkon përgjegjësit
të sektorit për zgjatjen e afatit të programuar për përfundimin e
inspektimit, kur e gjykon të nevojshme dhe e argumenton atë me volum më të madh
pune nga parashikimi apo për probleme të ndryshme të dala gjatë procesit të
inspektimit.
8.
Bazuar në rezultatet dhe dokumentacionin e inspektimit,
harton relacion inspektimi, ku pasqyrohen përfundimet e arritura nga inspektimi
.
9.
Merr dokumenta për sigurimin e provave dhe fotokopje të
vërtetuara me origjinalin të dokumentave për veprimet që kanë lidhje me
inspektimin që ushtrohet.
10.
Në përfundim të të gjithë fazave dhe procedurave të
kontrollit të çdo subjekti plotëson dosjen e kontrollit në inventarin e së
cilës evidentohet dhe administratohet i gjithë dokumentacioni i kontrollit
sipas kërkesave të përcaktuara.
11.
Dorëzon tek përgjegjësi të sektori ose një punonjësi të
autorizuar prej tij, dosjen e plotësuar si më sipër dhe me shkresën evidentuese
për çdo inspektim të përfunduar.
12.
Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative,
sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij
inspektuese.
13.
Inspektorët që ngarkohen me shqyrtimin e denoncimeve
duhet të marrin cdo informacion dhe dokumentacion të nevojshëm nga përgjegjësi
i sektorit dhe për përfundimet e procesit të njoftojnë organet përkatëse dhe
subjektin denoncues.
14.
Merr masë administrative në rastet e konstatimit të
shkejeve ligjore së bashku me inspektorët e tjerë te grupit.
15.
Përgjigjet para përgjegjësit të Sektorit për
realizimin e detyrave të ngarkuara.
16.
Mban përgjegjësi për bazën materiale të praktikave
inspektuese.
Në mbështetje të :
·
Ligjit për Inspektimin nr. 10433, datë 16.06.2011
”Per inspektimin në RSH”
·
Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i
Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.
·
Ligjit nr. 54/2020, datë 19.05.2020 “Për disa shtesa dhe
ndryshime në ligjin nr.7643 datë
02.12.1992 “Për inspektimin sanitar”.
·
Ligjit 44/2015 “ Kodi i Procedurave Administrative të
Republikës së Shqipërisë”,
·
Vendimit nr. 241, datë 27.03.2013 të Këshillit të
Ministrave “Për Organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror
Shëndetësor”,
·
Urdhrit nr. 639 datë 25.11.2022 të
Ministrit të Shëndetësisë, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për
Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
·
Urdhrit nr. 119 datë 28.07.2022 “Për miratimin e
strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”,
·
Kontratës individuale të punës