Me kënaqësi mirëprita sot z. Alain Berset, Zv. President i Zvicrës dhe Ministër i Çështjeve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me të cilin biseduam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, përmes edukimit në vazhdim të stafeve mjekësore.
E falenderova z. Berset për mbështetjen që qeveria e Zvicrës i ka dhënë Shqipërisë për krijimin e modeleve të mira që më pas ne i kemi replikuar në kujdesin shëndetësor parësor dhe jam besimplotë se bashkëpunimi mes nesh do të zhvillohet më tej në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale 🇦🇱 🤝 🇨🇭
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on email
Email
Share on whatsapp
WhatsApp