Me kënaqësi mirëprita sot z. Alain Berset, Zv. President i Zvicrës dhe Ministër i Çështjeve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me të cilin biseduam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, përmes edukimit në vazhdim të stafeve mjekësore.