Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer 2160 inspektime dhe ri-inspektime gjatë periudhës 1 – 31 tetor 2023.  Për subjektet e konstatuara ne shkelje janë vendosur 136 masa administrative.  

 Tematika e inspektimeve gjatë muajit tetor ka qenë:  

 

  • Inspektim i subjekteve të furnizimit me ujë të pijshëm.  
  • Inspektim higjieno-sanitar i institucioneve arsimore parashkollore, arsimore 9-vjecare, arsimit të mesëm, universitar, publike dhe jo-publike si dhe konvikteve në funksion të këtyre institucioneve.  
  • Inspektim i subjekteve kurative (llixha) dhe i klinikave estetike, tatu, piercing etj.  
  • Inspektim për akreditimin e institucioneve shëndetësore.  
  • Inspektime për zbatimin e ligjit nr. 9636 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar.  
  • Inspektime për zbatimin e ligjit nr. 9518 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit alkoolit pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar”, i ndryshuar.