Në Konferencën Kombëtare të organizuar nga UNICEF “Jodizimi Universal i Kripës për të siguruar ushqyerjen optimale me jod në popullatë”.
Kryeinspektorja Shëndetësore Znj. Vjollca Braho referoi temën “Forcimi i kuadrit monitorues dhe inspektues për kripën e jodizuar”, e cila ishte një pasqyrë e punës së deritanishme të ISHSH për moslejimin në vendin tonë të importit, prodhimit dhe tregtimit të kripës ushqimore të pajodizuar (perveç rasteve të parashikuara në ligj), si dhe zbatimin e ndryshimeve të fundit ligjore në lidhje me gjurmueshmërinë e kripës për konsum njerëzor, shtazor dhe përdorim në industrinë ushqimore.
Mjekë e specialistë shqiptarë e ndërkombëtarë referuan lidhur me specifikat e trajtimit të kësaj problematike dhe referimet e tyre sollën informacione mjaft të vlefshme.
					
															
								
								Share on facebook
							
																						
					
																			
										Facebook									
																	
													
															
								
								Share on twitter
							
																						
					
																			
										Twitter									
																	
													
															
								
								Share on email
							
																						
					
																			
										Email									
																	
													
															
								
								Share on whatsapp
							
																						
					
																			
										WhatsApp									
																	
													
 
 
                                






















 
                                                         
                                                        