Takim me Prefektin e Qarkut Gjirokastër Z. Odise Kote për t’u njohur me masat e marra për sezonin turistik veror. Znj. Vjollca Braho, Kryeinspektore Shtetërore Shëndetësore prezantoi delegacionin nga Kosova dhe paraqiti punën e deritanishme të ISHSH për një sezon turistik veror të sigurtë dhe të shëndetshëm. Z. Shaban Osmanaj, Kryeinspektor Shëndetësor i Kosovës, theksoi kënaqësinë për vizitën në qarkun e Gjirokastrës dhe shprehu bindjen se masat e marra do të rezultojnë në numra me të larta turistësh nga Kosova. Gjithashtu kryeinspektori rajonal Z. Edi Sinojmeri bëri një paraqitje të punës së deritanishme dhe masave të marra për sezonin veror nga ana e Inspektoratit Shëndetësor Gjirokastër.
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on email
Email
Share on whatsapp
WhatsApp