|
Programi i Transparencës Hyrje |
| Rreth Autoritetit |
Kuadri ligjor rregullator Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
| Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Inspektorati Shtetëror Shëndetësor | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të Inspektorati Shtetëror Shëndetësor | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
| Shërbimet që ofrohen nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të Inspektorati Shtetëror Shëndetësor | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
| Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor |
Shënim: Në ato raste kur Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shënim: Nga data 1 Maj 2022 Shërbimi ofrohet Online.
Shënim: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk e ofron këtë shërbim.
Shënim: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit“ (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik, (Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në vijim “ISHSH”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. ISHSH publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të ISHSH. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit ISHSH vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga ISHSH.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, ISHSH mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.